Qeveria në bashkëpunim me projektet e donatorëve po mbështesin dhe nxisin nismat e gjelbra sociale me fokus mbrojtjen e mjedisit.
 
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton të gjithë të interesuarit se Njësia e Zbatimit të Projektit e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në bashkëpunim me GIZ / ProSEED 2.0, ka hapur thirrjen për aplikim “Smart & Green Future” në mbështetje të sipërmarrësve ekzistues dhe aspirantë, të cilët synojnë të zhvillojnë procese biznesi të qëndrueshme, në mbrojtje të mjedisit dhe të orientuara drejt digjitalizimit.
 
Sipas AIDA-s, projekti parashikon të financojë rreth 75 ide.
 
“Vlera e financimit me grant do të jetë deri në 4,000 euro për projekte individuale (subjekte Person Fizik) dhe deri ne 7,000 euro për projekte jo individuale (bashkaplikantë ose subjekte Person Juridik). Afati i fundit për aplikim është data 28.02.2024”, njofton AIDA./ata