Valentina Superti, drejtoreshë e sapoemëruar për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, zhvilloi një vizitë zyrtare në vendin tonë.
 
“Puna po përparon në Planin e Rritjes”, u shpreh Superti.
 
Gjatë vizitës së saj të parë në Shqipëri, Valentina Superti, drejtoreshë e sapoemëruar për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, mori pjesë në një diskutim informal të ministrave të Ballkanit Perëndimor të ngarkuar për integrimin në BE.
 
“Fokusi i sotëm ishte se si të forcohej integrimi i Ballkanit Perëndimor në tregun e BE-së”, tha ajo./ata