Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të vizitojë për herë të parë, më 28 shkurt, Shqipërinë, ndërsa Ukraina ndodhet në luftë me Rusinë që prej shkurtit 2022.

Tirana do të jetë mikpritëse e një samiti për Paqen, ku padyshim fokusi do të vendoset tek lufta, ndërsa i pranishëm do jetë edhe vetë Zelensky.

Burime nga mediet bëjnë me dije se, samiti i Paqes në Tiranë do të mbahet më datë 28 shkurt.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga Shkupi samitin dhe vizitën e Zelensky-t në Tiranë.

Një ditë më pas, më 29 shkurt, kryeqyteti do të presë liderët e Ballkanit Perëndimor, ku fokusi do të jetë rrugëtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE, si edhe zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, i cili synon të zgjerojë përfitimet e Tregut Unik të Bashkimit Evropian në rajon përpara anëtarësimit formal, me synim kontributin pozitiv në rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike me BE-në./ata