Shkolla 9-vjeçare “Myrteza Sala” në Bilisht, ka hapur dyert për 420 nxënës dhe mësues.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, me standardet më të mira bashkëkohore.

Në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, pritet ndërtimi dhe rehabilitimi i 100 shkollave në të gjithë vendin./ata