Presidenti i Kubës, Miguel Diaz Canel, në lidhje me sulmin izraelit në qytetin Rafah, tha se, "Izraeli gjenocidal sulmoi brutalisht vendin ku u strehuan më shumë se 1 milion palestinezë".

Në postimin e tij në llogarinë e tij në platformën e mediave sociale X, Canel deklaroi se 220 civilë u vranë në 24 orët e fundit në Gaza si pasojë e sulmit izraelit.

"Izraeli gjenocidal sulmoi brutalisht vendin ku u strehuan më shumë se 1 milion palestinezë. Pamjet janë të tmerrshme, ne dënojmë atë që ndodhi atje me termat më të ashpër. Rroftë Palestina!", tha Canel./aa