Azerbajxhani njoftoi se ka kryer një "operacion hakmarrjeje" në përgjigje të një zjarri ndërkufitar nga Armenia një ditë më parë, në të cilin u plagos një ushtarak azerbajxhanas.

"Si rezultat i operacionit, post blloku luftarak i Forcave të Armatosura Armene pranë vendbanimit Nerkin-And të qarkut Gafan, ku dje (e hënë) u qëllua mbi ushtarët tanë, u shkatërrua plotësisht dhe pozicionet luftarake u shuan", thuhet në deklaratën e Shërbimit Shtetëror Kufitar të Azerbajxhanit.

Raportohet për viktima në mesin e pjesëtarëve të post bllokut luftarake të shkatërruar, theksohet në deklaratë.

"Çdo provokimi të palës armene që synon përkeqësimin e kushteve operacionale në kufirin shtetëror të kushtëzuar Azerbajxhan-Armeni, që tani e tutje do t'i përgjigjemi me masa më serioze dhe vendosmëri. Krerët ushtarak dhe politik të Armenisë janë plotësisht përgjegjëse për incidentin", thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, sipas informacioneve paraprake, Ministria armene e Mbrojtjes njoftoi se dy nga ushtarakët e saj u vranë.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha gjithashtu se pozicionet e saj ushtarake në qarkun veriperëndimor të Tovuz të vendit u qëlluan nga Armenia të hënën vonë.

Zjarri ndërkufitar erdhi pasi Shërbimi Kufitar Shtetëror i Azerbajxhanit njoftoi të hënën se një nga ushtarët e tij u plagos si pasojë e të shtënave nga forcat armene në drejtim të distriktit jugperëndimor Zangilan të vendit.

Marrëdhëniet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, dhe shtatë rajone ngjitur.

Azerbajxhani çliroi pjesën më të madhe të rajonit gjatë luftës në vjeshtën e vitit 2020, e cila përfundoi me një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia, duke hapur derën e normalizimit.

Ushtria e Azerbajxhanit nisi një operacion anti-terrorist në Karabak shtatorin e kaluar për të vendosur rendin kushtetues, pas të cilit forcat separatiste ilegale armene në rajon u dorëzuan./aa