Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka uruar Kosovën për 15-vjetorin e Pavarësisë. Ajo ka ndarë në rrjetin social ‘Instagram’ videomesazhin ku uron për këtë ditë të veçantë.

 

‘Gëzuar ditën e Pavarësisë Kosovë. Gjithmonë do jesh e përfaqësuar.’– shkruhet përkrah fotos.

Ndërsa videomesazhi i bërë për publikun është i veçantë pasi nis me këngën që Rita ka bërë në Kosovë.

 

‘Rita po vjen, Rita po vjen’-nis video-mesazhi. Këngëtarja shqiptare shprehet falënderuese për gjithë këto vite mbështetje që ka marrë nga Kosova dhe qytetarët e saj duke shtuar se fjalët për vendlindjen e saj nuk kanë fund.