Tetë persona u arrestuan pasi u rrah dje Jean-Baptiste Trogneux, nipi i Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron.

 

Ai u rrah në qytetin Amiens në veri të vendit, pas një fjalimi televiziv të presidentit Emmanuel Macron.

 

Siç raporton BBC, ai u rrah nga protestuesit antiqeveritar.

 

Macron tha se ky është një akt i papranueshëm dhune që nuk ka vend në një demokraci.

 

Ai e quajti aktin frikacak. Trogneux u sulmua para dyqanit të çokollatës së familjes, i cili është vënë vazhdimisht në shënjestër të protestuesve.

 

Sulmuesit u larguan nga vendi i ngjarjes, pasi fqinjët e Trogneux reaguan, pasi erdhën nën mbrojtjen e tij.

 

Jean-Alexandre, babai i Troneux, tha se kjo kalon vijën e kuqe që ofendonte presidentin, gruan e tij dhe të gjithë familjen.