Forcat izraelite kryen bastisje në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe arrestuan disa palestinezë.
Sipas informacionit të marrë nga burime lokale dhe dëshmitarë okularë, forcat izraelite kryen bastisje në disa rrethe dhe qytete në Ramallah, Al-Bira, Qalqilya, Tubas, Tulkarm, Nablus dhe Khalil të Bregut Perëndimor.
Ushtarët izraelitë arrestuan disa palestinezë të cilët reaguan ndaj bastisjes. Ushtarët izraelitë hynë në qytetin Tubas dhe filluan shkatërrimin e disa shtëpive atje. Dëshmitarët okularë thanë se dëgjuan përleshje dhe shpërthime nga pjesë të ndryshme të qytetit.
Forcat izraelite ndërhynë me plumba të vërtetë kundër palestinezëve që reaguan ndaj bastisjes në Qalqilya. Të paktën 3 palestinezë u arrestuan gjatë incidenteve.
Ndërkohë që u kryen bastisje në shumë shtëpi pranë Qendrës Mjekësore Palestineze në Ramallah, 2 palestinezë u arrestuan në incidentet që shpërthyen midis ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve në vendbanimin Salim, në lindje të Nablusit.
Sipas Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacionit të të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, numri i palestinezëve të ndaluar nga Izraeli në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori 2023 ka kaluar 7 mijë.
Që nga 7 tetori, kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor./aa