Është rritur në 241 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmetet që ndodhën në rajonin Ishikawa në perëndim të Japonisë dhe në bregdetin e Gadishullit Noto.

Në një deklaratë nga prefektura e rajonit Ishikawa thuhet se është rritur në 241 numri i personave që humbën jetën në tërmetet e shumta që ndodhën në javën e parë të janarit.

Rreth 13 mijë njerëz ende qëndrojnë në pikat e evakuimit ndërsa vazhdojnë punimet e kërkimeve për 11 persona për të cilët nuk ka asnjë informacion.

Teksa numri i ndërtesave të dëmtuara pjesërisht dhe të shkatërruara plotësisht ka arritur në 65 mijë, në të gjithë rajonin mbi 31 mijë shtëpi ballafaqohen me mungesë të ujit ndërsa mbi 1.500 shtëpi me ndërprerje të energjisë elektrike.

Qeveria qendrore njoftoi se në kuadër të projekteve të rindërtimit do të ofrojë mbështetje me 6 milionë jen (41 mijë dollarë).

Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA) në periudhën 1-5 janar shumë tërmete me magnitudë nga 5 deri në 7 ballë kanë ndodhur në Gadishullin Noto dhe në brigjet e Ishikawa-s./aa