Aktivistët e organizatës joqeveritare "Progetto Arca" mbuluan me batanije të kaltra monumentin e Leonardo Da Vinçit në Milano për t'u kujtuar qytetarëve se jetët e të pastrehëve janë po aq të rëndësishme.
Aktiviteti u organizua në Piazza Scala, me qëllim ndërgjegjësimin për të pastrehët, numri i të cilëve po rritet dita-ditës.
Sipas të dhënave nga burime të ndryshme, në Itali ka më shumë se 50 mijë të pastrehë.
Në kuadër të aktivitetit, aktivistët mbuluan edhe monumentin e shkrimtarit italian Alessandro Manzono dhe princeshës Cristina Trivulzio Belgiojoso./aa