Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të spitaleve private dhe kompanive farmaceutike për të diskutuar mbi lehtësimin e procedurave në këtë sektor.
Në takim ishte e pranishme dhe zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Vjollca Braho.
Ministrja Ibrahimaj bëri të ditur se në fokus të reformës së derregullimit është përmirësimi i shërbimeve për qytetarët dhe lehtësimi i procedurave administrative të këtij sektori.
“Me zëvendësministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Vjollca Braho, përfaqësues të spitaleve private dhe kompanive farmaceutike gjatë një diskutimi për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe lehtësimin e procedurave administrative të këtij sektori”, u shpreh Ibrahimaj në një postim në rrjetet sociale.
Ibrahimaj informoi se në kuadër të procesit të derregullimit do të vijojnë takimet me çdo sektor, me qëllim që të dilet me propozime konkrete, për të lehtësuar klimën e biznesit./ata