Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Tiranë, një takim me 80 anëtarë të shoqatës më të madhe në botë të sipërmarrjes YPO.
Kryeministri Rama, ndau në rrjete sociale momente nga ky takim, ku bashkëbisedoi me sipërmarrësit e huaj, mbi çështje të ndryshme. Ndërkohë që vëmendje të veçantë mori edhe impresioni i vizitorëve të huaj, për vendin tonë.
“Kënaqësi biseda e sotme në COD, me 80 anëtarë të shoqatës më të madhe në botë të sipërmarrjes YPO, të mrekulluar me Tiranën dhe Shqipërinë, si një befasi e madhe e vizitës së tyre në vendin tonë”, shkroi Rama.
Shqipëria vitet e fundit falë investimeve në infrastrukturë dhe zhvillim ekonomik, është kthyer në një destinacion të preferuar për turistët e huaja. Mediet e huaja e cilësojnë Shqipërinë një destinacion mesdhetar me rritjen më të shpejtë turistike në Evropë./ata