residenti i Këshillit Europian, Charles Michel deklaroi sot gjatë takimit në Bruksel me kryeministrin Edi Rama, se “e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian”.

Michel zhvilloi sot një takim me kryeministrin Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare dyditore në Bruksel për të marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian.

Presidenti Michel bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe mbështetjen e Këshillit gjatë gjithë kësaj rruge.

“Gjithashtu, përshëndeta nismën për të pritur samitin rajonal Ballkan Perëndimor-Ukrainë në Tiranë”, u shpreh ai.

Takimi i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian vjen disa ditë para mbajtjes së samitit për Ukrainën në Tiranë, më datë 28 shkurt, ku për herë të parë vendin tonë do ta vizitojë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky./ata