Fusha të reja sportive sipas standardeve më të mira po vihen në shërbim të profesionistëve dhe ekipeve të fëmijëve e moshave të reja në gjithë vendin.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale disa pamje nga fusha sportive në Kamzë, ku sipas tij, “do të stërviten fëmijë e të rinj që dashurojnë futbollin”.
Rama tha se “ndërkohë të tjera fusha po bëhen gati në Shkodër, Lezhë, Lushnjë, Fier, Roskovec e Berat”.
Investimi në terrene të reja sportive në çdo zonë të kryeqytetit, por edhe të qyteteve të tjera synon inkurajimin e fëmijëve dhe të rinjve drejt aktivitetit fizik.
Krijimi i hapësirave të tilla nxit dhe stimulon të rinjtë drejt një jete aktive dhe të shëndetshme.
Këto fusha pritet të jenë një aset i madh që do i përdorin jo vetëm profesionistët, por edhe amatorët, kryesisht ekipet e fëmijëve.