Qendra Shëndetësore e Poliçanit, e transformuar tërësisht, ka mundësuar kushte bashkëkohore për 26 mjekë e infermierë, si dhe ofron shërbim cilësor 24 orë për rreth 6 mijë banorë të zonës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e shoqëruar edhe nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, vizituan sot këtë qendër shëndetësore.

Ministrja Koçiu bëri të ditur se në këtë qendër është mundësuar instalimi i pajisjeve të reja mjekësore, duke e kthyer atë në një qendër model të ofrimit të shërbimeve shëndetësore pranë vendbanimit./ata