Investimet në shëndetësi, si në kushtet që ofrohen, edhe në pajisjet për stafin mjekësor, po bëjnë të mundur edhe realizimin e disa ndërhyrjeve delikate në sistemin mjekësor publik.

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur sot përmes një postimi në rrjetet sociale se, është realizuar me sukses heqja e një tumori të rrallë duke i shpëtuar jetën një nëne të re.

 

“Një ndërhyrje e shkallës së lartë të vështirësisë është realizuar me sukses në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, një tumor i rrallë me një masë të madhe (5 kg), duke i shpëtuar jetën nënës së re”, shkruan ministrja.

 

Ajo tha se ndërhyrja u krye nga Prof. Asc. Eliona Demaliaj, Dr. Fatjon Balla, Dr. Ahmet Ponari, Dr. Ilir Toma, kryeinfermiere salle Manjola Bega, instrumentare Fatjona Sulejmani.