Në Ditën Botërore të Doganave, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave shprehet se, rritja e cilësisë në ofrimin e shërbimeve ndaj biznesit dhe qytetarëve, është qëllimi dhe objektiv i saj.

 

Sipas DPD-së, me transformimin rrënjësor që ka pësuar administrata doganore, biznesi shërbehet në çdo kohë, shpejt, pa burokraci dhe me standarde bashkëkohore.

 

Aktualisht me 38 shërbimet online është reduktuar tërësisht kontakti fizik me administratën dhe janë lehtësuar ndjeshëm procedurat, që deri dje shkaktonin radhë të gjata pritjeje dhe zvarritje.

 

“50 % është reduktuar koha e zhdoganimit, duke i ndihmuar bizneset të arrijnë më shpejt tregjet që ata kanë si destinacion”, informoi Dogana./ATSH