Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një foto të agjencisë prestigjoze të lajmeve “Reuters”, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

“Photo of the day”, shkruan Rama, ndërsa ndan imazhin e veçantë të shkrepur nga “Reuters” të flamurit kuqezi dhe hijes së portretit të kryeministrit mbi të.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken zhvilloi sot një vizitë në Shqipëri, e gjashta e një Sekretari Shteti në vendin tonë./ata