Takimi i partive politike të opozitës për krijimin e Federatës të Opozitës së Bashkuar.

Kreu i Partisë Agrare, Agron Duka; kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe Flamur Noka mbajtën fjalën në nisje të takimit.

“Sot mblidhemi për të formalizuar bashkimin e opozitës. Disa kohë më parë partitë aleatë kanë paraqitur një platforme bashkimi. Ne i kemi bërë ftesë të gjithë partive opozitare, shumica iu janë përgjigjur, të tjerat ndoshta shpresoj ti përgjigjen ftesës. Besoj që të gjithë jemi dakord se nëse bashkohemi jemi të fortë përballë një megamazhorance. Bashkimi bëhet rreth ideve dhe jo individëve, që të ndërtojmë një axhende të përbashkët opozitare si dhe ideve që na bashkojnë sic është reforma zgjedhore”, tha Duka.

Duke marrë në konsideratë situatën me qeverinë e korruptuar, duke vlerësuar si etike angazhimin, duke marrë në konsideratë mosrespektimin e  të drejetave të qytetravëve, duhet rikthim i pluralizmit”, tha Mediu.

Krijimi dëshmon se opozita është në lartësinë e kërkuar pas krizës së rëndë politike, regjimi i Edi Ramës e ka futur Shqipërinë, bashkimi i opozitës bëhet në përputhje të plotë dhe respekt të votës që bashkimi i opozitës po ndodh disa ditë para zhvillimit të një proteste, ky bashkim është fuqizim i mesazhit për protestën e madhe të 20 shkurtit, bashkimi i opozitës është një sinjal për Edi Ramën, ne përpjekje të tij për të asgjësuar pluralizmin, do t’i përgjigjemi në çdo formë në çdo mënyrë dhe me çdo armë të mosbindjes civile. Bashkimi me opozitën është e vetmja formë për të ndalur Ramën në asgjesimin e Shqipërisë, bashkimi është nevojë kombëtare, është një bashkim kundër një regjimimi”, tha Noka.

“Ta konsiderojmë si fillimin e në procesi për të sjellë në front të gjitha forca politike por edhe shoqërore. Nuk duhet të mbetet në rrafshin politik, por të përfshirë qytetarët, shoqërinë civile duke filluar nga protesta e 20 shkurtit deri tek zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Të çojmë vendin në fitore, që do të sjellë ndryshimin e shumë kërkuar”, tha Dule.