Ministri i Jashtëm i Kinës pre gati një muaji nuk është parë më në asnjë takim publik. Qin Gang, një nga diplomatët më të rëndësishëm dhe ish-ambasador i Kinez në SHBA, ka munguar në të gjitha aktivitetet e Ministrisë së Jashtme kineze.

 

Takimi i tij i fundit ka qenë më 25 qershor me homologun nga Sri Lanka.

 

Nga autoritet e Pikinit nuk ka asnjë të dhënë për aktivitetin e tij, ndërsa komunikimi i përditshëm i ministrisë bëhet nga zëvendësministrat dhe nga zëdhënësit për shtyp të institucionit.

 

Mungesën e ministrit në një samit ndërkombëtarë zëdhënësit e institucionit e justifikuan me arsye shëndetësore. Ndërkohë gjatë këtyre javëve, Pekini ka anuluar vizitën e kryedeiplomatit të BE, Jozef Borrell dhe disa takime të rëndësishme bilaterale me SHBA dhe vendet të tjera.

 

Mediat perëndimore aludojnë se largimi i tij nga skena publike lidhet me takimet mes Pekinit dhe Uashingtonit. Si një ish-ambasador i Kinës në SHBA, Gang duket se nuk ka më besimin e krerëve të shtetit kinez për të negociuar çështje të rëndësishme mes dy superfuqive.