Forcimi i koordinimi shumë sektorial i ofruesve të shërbimeve në nivel lokal për t’i shërbyer më mirë komuniteteve në nevojë, ishte në fokus të takimit që organizoi PNUD në partneritet me Bashkinë Durrës, Kurbin, Lezhë dhe Organizatat e shoqërisë civile, në kuadër të projektit “Askush të mos mbetet pas”.
 
Në Durrës u organizuan 6 takime mentoruese me pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile, përfaqësues të komuniteteve vulnerabël dhe institucioneve publike vendore.
 
Gjate sesioneve, të pranishmit evidentuan disa nga problematikat e identifikuara për komunitetet vulnerabël në këtë bashki, veçanërisht ato që lidhen me aksesin në shërbime të personave me aftësi të kufizuara si dhe gratë dhe vajzat, viktima të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje.
 
Këto takime kanë si qëllim forcimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në nivel vendor, në identifikimin e problematikave për individët dhe komunitetet në nevojë dhe mënyrat për t’i mbështetur./ata