Shërbimi i Provës zgjeron bashkëpunimin dhe me institucionet arsimore jopublike, duke nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me një universitet në Tiranë.
Kjo marrëveshje krijon mundësinë për zhvillimin e praktikave, hulumtimeve dhe projekteve të përbashkëta që kanë në fokus edukimin ligjor, si dhe ofron lehtësi për punonjësit e Shërbimit të Provës që studiojnë për shkenca juridike në këtë universitet, duke përfshirë dhe mundësinë e përfitimit të disa bursave studimi.
Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Provës, Klevis Qose dhe drejtuesja e Departamentit të Drejtësisë, Elizabeta Imeraj./ata