Bashkia e Durrësit ka filluar në zonën e plazhit aksionin për lirimin e hapësirave publike.
Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ftoi të gjitha bizneset të jenë bashkëpunues për këtë proces të rëndësishëm, që po kryhet përpara fillimit të sezonit turistik.
“Bashkia e Durrësit po merr të gjitha masat për të hartuar një projekt tip sipas të cilit të gjitha subjektet që kanë bare dhe restorante, të pajisen me lejet përkatëse në bazë të një rregulloreje të posaçme, hartuar nga bashkia e Durrësit me qëllim që të jetë një model unik në të gjithë zonën e plazhit për përdorimin e hapësirave publike”, tha Sako.
Gjatë gjithë sezonit turistik veror 2024 strukturat bashkisë si çdo vit do të jenë të pranishme në shërbim të qytetarëve dhe pushuesve./ata