Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi sot në Shkodër një tryezë për të diskutuar mbi draftin e “Manualit praktik të ankimit kushtetues individual”.

Në këtë tryezë morën pjesë ekspertët ligjorë, të cilët kanë hartuar manualin dhe 16 studentë nga Fakulteti i Drejtësisë të Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Studentët u njohën me Manualin, i cili synon të ndihmojë rritjen e kapaciteteve të avokatëve, akademikëve, studentëve të drejtësisë dhe juristëve për mbrojtjen e të drejtave kushtetuese përmes ankimit individual kushtetues./ata