Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në Mynih ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, është takuar me ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
Rama thekson se ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton është mike e madhe e Shqipëisë dhe Kosovës, ndërsa ka ndarë dhe foto nga takimi.
“Mynih – Me miken e madhe të Shqipërisë dhe Kosovës, Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton”, shkruan Rama.
Konferenca e Sigurisë e Mynihut (MSC), takimi më i rëndësishëm global i politikanëve dhe ekspertë të politikave të sigurisë filloi sot me pjesëmarrjen e dhjetëra krerëve të shteteve, qeverive dhe ministrave.
Temat kryesore do të jenë konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme./ata