Seanca e sotme plenare u zhvillua mes kaosit, karrigeve të grumbulluara te foltorja e Kuvendit dhe flakadanëve që u hodhën nga deputeti Ervin Salianji.

 

Ndërkaq, mësohet se në përfundim të seancës, Policia e Tiranës ka shkuar brenda ambienteve të parlamentit.

 

Mësohet se uniformat blu kanë shkuar në Kuvend për të kqyrur vendngjarjen për shkak të tymueseve të hedhura gjatë seancës.