Në fshatin Ungre të Lezhës dronët kanë zbuluar një serë me 3000 fidanë kanabis të ndarë në kubikë, të gatshëm për t’u kultivuar në tokë.

 

Policia njofton se nga kontrolleve intensive të kryera në territore të rrethit të Lezhës, është zbuluar një serë me 3000 fidanë kanabis në fshatin Ungre të Lezhës.Njoftimi i plotë i policisë

 

Lezhë/Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Imazhi”.

 

Finalizohet faza e pestë e këtij megaoperacioni, si rezultat i kontrolleve në terren me skuadra të posaçme policore dhe me disa dronë.

 

Gjenden në kubikë, në fshatin Ungrej, Lezhë dhe asgjësohen me anë të djegies, 3000 fidanë cannabis sativa, të gatshëm për t’u kultivuar në tokë.

 

Gjatë 4 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshëm të qarkut, u asgjësuan në total 849 fidanë narkotikë dhe u vunë në pranga 2 autorë të kësaj veprimtarie kriminale.

 

Skuadra policore të pajisura me dronë, të ngritura posaçërisht nga Policia e Lezhës, në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, me fokus parandalimin, konstatimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike, kanë vijuar kontrollet intensive në të gjithë territorin, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”.

 

Gjatë fazës së pestë të tij, në territorin e fshatit Ungrej, Lezhë, u gjetën në kubikë, të gatshëm për t’u kultivuar në tokë, rreth 3000 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.

 

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.