Ambasada e Jemenit në Egjipt ka bërë të ditur se një zyrtar i lartë ushtarak jemenas është gjetur i vdekur në kryeqytetin egjiptian Kajro.

Ambasada jemenase konfirmoi se gjeneralmajor Hassan bin Jalal al-Obaidi u gjet i vrarë në banesën e tij në Kajro.

Ambasada po ndjek hetimet me autoritetet egjiptiane të sigurisë për vrasjen e zyrtarit.

Sipas mediave jemenase, trupi i zyrtarit u gjet me duar dhe këmbë të lidhura dhe me shenja të rrahjes në kokë dhe qafë.

Autoritetet egjiptiane deri më tani nuk janë prononcuar mbi raportin./aa