Izraeli, i cili po gjykohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e ka kthyer Gazën në një terren testimi lufte, duke përdorur softuerët e inteligjencës artificiale, sistemet ajrore dhe detare dhe municionet inteligjente, që i ka prodhuar vetë ose me burim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Në pjesën e dytë serisë së lajmeve me titull "Armët e testuara nga Izraeli në masakrën në Gaza", Anadolu përpiloi informacionet për armët dhe municionet e përdorura nga forcat tokësore që Izraeli testoi në Gaza për herë të parë pas 7 tetorit.
Izraeli ka përdorur sisteme të inteligjencës artificiale që nga viti 2021 dhe vazhdon t'i zhvillojë ato. Njësia e 8200-të pranë Agjencisë Izraelite të Inteligjencës zhvilloi sisteme të synimit të inteligjencës artificiale si "Alchemist", "Depth of Wisdom", "The Gospel" dhe "Fire Factory".
Ekspertët izraelitë, të cilët për herë të parë filluan të përdorin sistemin "The Gospel" në sulmet në Gaza pas 7 tetorit, përzgjidhnin objektiva me të paktën 5 persona për të parandaluar dëmtimeve kolaterale dhe vdekjen e civilëve me sistemin "Fire Factory", ndërsa këtë kufizim e hoqën me sistemin "The Gospel". Izraeli, i cili bombardoi 15 mijë objektiva në 35 ditët e para të sulmeve aktuale në Gaza, ishte në gjendje të bombardonte vetëm 6 mijë objektiva në sulmet e tij 51-ditore në vitin 2014.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftuan se për herë të parë, informacione të inteligjencës në kohë reale dhe objektiva në përputhje me statusin e përditësuar operacional iu dhanë forcave tokësore gjatë sulmeve në Gaza. Gjithashtu në kuadër të projektit "Pillar of Fire", objektivat në fjalë janë transferuar në qendrën e menaxhimit të zjarrit në Komandën Jugore në kohë reale dhe më pas janë kryer qindra sulme të menjëhershme në bashkëpunim me forcat ajrore dhe detare.
Forcat Ajrore dhe Detare
39 avionë luftarakë të avancuar amerikanë F-35 hynë në inventarin e Forcave Ajrore të Izraelit. Versioni i prodhuar për Izraelin quhet F-35I "Adir" dhe janë planifikuar 75 blerje duke filluar nga viti 2027.
IDF raportoi në vitin 2018 se Izraeli ishte vendi i parë që përdori F-35 në luftime. Në burime të ndryshme thuhet se 35 prej avionëve në fjalë janë përdorur në sulmet kundër Gazës.
Në fillim të sulmeve në Gaza, SHBA-të përditësuan shpejt "skedarët e të dhënave të misionit (MDF)", të cilat mund të përshkruhen si "truri" i F-35I-ave izraelitë dhe i dorëzuan ato në Kuds.
Ndërsa, në nëntor 2023, u njoftua se raketa e lundrimit që pretendohet se është lëshuar nga Houthitë në Jemen u rrëzua nga një F-35I "Adir" për herë të parë.
Nga ana tjetër, bombat e avionëve "Unguided" (të padrejtuara), janë përdorë nga flotat 140 dhe 116-të të F-35I "Adir" të Forcave Ajrore të Izraelit. Ai u regjistrua si sulmi i parë në të cilin u testua ky sistem në botë.
Forcat Ajrore izraelite morën dronin "Nitzotz (Spark)" të zhvilluar nga Rafael Advanced Defense Systems dhe filiali i saj Aeronautics në shtator 2023.
Nuk ka shumë informacione për dronin e gjeneratës së 5-të "Spark", por dihet se peshon afërsisht 55 kilogramë dhe ka një hapje krahësh prej 5 metrash dhe përdoret në mbledhjen e inteligjencës, mbështetjen e trupave tokësore dhe misionet e zbulimit të objektivave.
Droni Hermes 900, i cili u prodhua bashkërisht nga kompania e parë private e dronëve indiane "Adani Defense and Aerospace" me kompaninë izraelite "Elbit Advanced Systems", u përdor gjithashtu në Gaza për herë të parë.
Një nga teknologjitë e reja të Izraelit është sistemi i mbrojtjes raketore "Arrow 3", i cili është pjesë e sistemit të armëve "Arrow".
Nga ana tjetër, po ashtu thuhet se Izraeli po punon për një armë lazer që do të përdoret për të parandaluar raketat së bashku me "Kupolën e Hekurt". Vihet re se testet e para të sistemit të quajtur "Iron Beam", të kryera gjatë sulmeve kundër Palestinës, rezultuan të suksesshme dhe do të vihen në dispozicion brenda pak vitesh.
Më 11 dhjetor, Forcat Ajrore izraelite përdorën aeroplanin Lockheed Martin C-130-J Super Hercules për të hedhur rreth shtatë tonë pajisje mbi ushtarët izraelitë që kryenin sulme tokësore në Khan Younis, në Rripin jugor të Gazës. Ky ishte operacioni i parë ajror i transportit i Izraelit që nga Lufta e Libanit të vitit 2006.
Korvetat Sa'ar 6, të cilat marina izraelite i porositi nga Gjermania në prill të vitit 2015, u përdorën për herë të parë kundër Gazës më 16 tetor 2023.
Artileria detare 76 milimetra është prodhuar nga Oto Melara, një degë e kompanisë italiane të mbrojtjes Leonardo dhe quhet artileria detare 76/62 Super Rapido Multi-Feed. Arma e ftohur me ujë, me energji elektrike, me peshë 7,5 tonë, mund të lëshojë 120 artileri në minutë. Pesha e çdo artilerie është 6.3 kilogramë. Gjatësia e tytës së armës është 4.26 metra./aa