Një sasi tritoli shpërtheu mëngjesin e sotëm në derën e banesës së Muhamet Dukës, në katin e katërt të një pallati në zonën e Freskut në Tiranë. Muhamet Duka është babai i Elis dhe Leonard Dukës, të dy me precedent të theksuar kriminal.

 

Nga shpërthimi nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Lidhur me ngjarjen, Muhamet Duka ka deklaruar se nuk ka dijeni se kush mund të jenë autorët e kësaj ngjarjeje.

 

Dyshohet se vendosja e eksplozivit është një paralajmërim ose kërcënim mes grupeve kriminale. Ndërsa po ashtu bëhet me dije se në banesën ku është vënë sasia e vogël e tritolit kishte 4 vite që nuk jetonte njeri.

 

Kujtojmë që klani “Duka” ka një armiqësi të vazhdueshme me Ervis Martinajn. Ndërkohë, Ervis Martinajt prej kohësh është i zhdukur dhe nuk dihet asgjë rreth tij, por kjo është ngjarja e dytë pas atentatit ndaj Fation Muratit, që tregon ose për një “rikthim të tij”, ose për një hakmarrje të miqve të tij.