Kanë kaluar 17 ditë nga  tërmetet me qendër në Kahramanmaraş.

Zabit Babacan, 41 vjeç,i mbijetoi tërmetit me tre fëmijët dhe gruan e tij.

Në ditën e 3-të të tërmetit, Babacan lëshoi ​​një zhurmë ndërkohë qe ekipet e kërkim shpëtimit po punonin mbi rrënoja.

Si rezultat i përpjekjeve të gjata të skuadrave të kërkim shpëtimit ai u shpëtua por me lëndime të rënda.

Ai humbi dy këmbët mbi gju dhe krahun e majtë mbi bërryl.

Duke rrëfyer momentet e frikshme që perjetoi, ai tha:

"Shtëpia u shemb pas një zhurme të papritur. Rrënojat ranë mbi mua, bërtita dhe askush nuk dëgjoi. Në atë moment ndjeva vdekjen.

Në ditën e 3-të të tërmetit, unë bërtita "Jam këtu" ndërsa fadroma ishte duke punuar. Ata ndaluan fadromën dhe më shpëtuan. Këmba ime e majtë ishte pak më mirë, këmba tjetër dhe krahu i majtë ishin shtypur. I hapa sytë në spital."