Shkolla 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnjë, e financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, sapo ka hapur dyert me standardet më të mira bashkëkohore për 700 nxënës dhe mësues.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kjo shkollë e rehabilituar.
“Këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të MAS, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.
Ambientet e reja përfshijnë ndërtimin e sallës së mësuesve, bibliotekës, por edhe disa klasave. Mësimi më parë bëhej me turne, por pas përfundimit të rikonstruksionit shkolla zhvillon mësimin paradite.
Shkolla ka fasadë me sistem kapot, ngrohje me kaldajë, ndërsa janë rehabilituar edhe fushat e sportit./ata