Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi një vizitë në Spitalin Bashkiak të Malësisë së Madhe.

Koçiu bisedoi me stafin e spitalit për kthimin e tij në një spital ditor, në shërbim të 52 mijë banorëve.

“Me Nesrin dhe Elvisin, mjeken dhe kryeinfermierin e Spitalit Bashkiak Malësi e Madhe, si edhe me stafin shëndetësor biseduam dhe ndamë ide për kthimin e këtij spitali në një spital ditor me standarde duke rritur kështu akoma edhe më shumë cilësinë e shërbimit ndaj 52 mijë banorëve të kësaj zone”, tha Koçiu në një postim në rrjetet sociale./ata