Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, Gëzim Copa, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Procesi i tij i vetting-ut po kryhet nga trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Alma Faskaj, Pamela Qirko.
Gëzim Copa ka punuar në vitet 2009-2014 në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) në detyrën e ndihmësinspektorit dhe më pas si sekretar i përgjithshëm. Ai është emëruar prokuror në vitin 2015, fillimisht në Pukë dhe më pas në Prokurorinë e Kavajës. Ai e ushtron aktualisht funksionin në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm të Durrësit./ata