Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe njëkohësisht i Atalantaës në Seria A, Berat Gjimshiti, feston sot ditëlindjen e 31 të tij. Përveç shumë urimeve, përfshirë shokëve në kombëtare, nuk mund të mungonte as klubi italian. Megjithatë e veçanta është se Atalanta ndër të tjera e ka uruar edhe në gjuhën shqipe Beratin.

“Gëzuar ditëlindjen, Berat”-shkruhet në postimin e Atalanta-s, i cili shoqërohet edhe me flamurin shqiptar.

Gjimshiti është bashkuar me Atalantën në verën e vitit 2017, por një vit e ka kaluar në huazim te Benevento. Që prej asaj periudhe mbrojtësi i kombëtares është kthyer në një lojtar kryesor në ekip, ndërsa është emëruar edhe zëvendës kapiten pas Martin de Roon.