Rruga “Perlate” në Krujë është tashmë e sistemuar dhe e asfaltuar.
Kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi ndau në rrjetet sociale pamje nga puna për rehabilitimin e kësaj rruge.
“Jo vetëm rikonstruktuam rrugën ekzistuese, por hapëm segment të ri për të shkuar deri tek shtëpitë e fundit të lagjes, të cilët asnjëherë nuk kanë pasur akses në rrugë për mjetet motorike”, tha Bushi.
Kryebashkiaku Bushi u shpreh se përgjatë rrugës u ndërtuan mure mbajtëse, kanalizime për ujërat e shiut.
“Me asfaltimin e rrugës banesave të kësaj lagjeje i jepet tjetër vlerë”, tha Bushi.
Bashkia e Krujës vijon të ketë prioritet edhe gjatë këtij viti investimet infrastrukturore rrugore, rehabilitimin e lagjeve të qytetit, si dhe ndërtimin e hapësirave rekreative./ata