Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip ErdoÄŸan, u shpreh i shumë i kënaqur të mirëpriste kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe delegacionin e tij, në Ankara me rastin e mbledhjes së parë të bashkëpunimit të Nivelit të Lartë, teksa theksoi se “sot ne konfirmuam edhe një herë për të ngritur në një nivel më të lartë marrëdhëniet tona”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ErdoÄŸan theksoi se, “vitin e kaluar festuam 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë. Bashkëpunimi ynë shumëdimensional vijon të zhvillohet në kuadër të partneritetit strategjik që ne kemi shpallur bashkë me kryeministrin Rama në 2021”.

Theksova edhe një herë, vijoi ai, rëndësinë që i jep Turqia zhvillimit të Shqipërisë dhe mbështetjen për rritjen e mirëqenies së popullit shqiptar. “Me marrëveshjet që nënshkruan forcuam bazën juridike të bashkëpunimit tonë”, tha Erdogan.

Presidenti turk u ndal edhe tek synimet e bashkëpunimit në të ardhmen.

“Volumi tregtar ka arritur në 1 miliard usd, objektivi ynë i ri është që ta çojmë në 2 miliard usd”, tha ErdoÄŸan./ata