Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka kritikuar ashpër AKSHI-n për gjendjen në të cilën ndodhet sistemi i shërbimeve online dhe digjitalizimit.

 

 

Teksa kërkoi llogari se si do të investohet fondi 60 milion euro në shkolla, Tabaku tha se vetëm “gjatë periudhës prill-maj, ka të paktën 4-5 tendera të hapura për mirëmbajtjen e AKSH-it. 3.5 miliardë lekë për periudhën e marsit, 600 milionë gjatë prillit, bashkime operatorësh kanë përfituar përsëri për dokumentat elektronike, muaji pasardhës ka vazhduar rinovimi i kontratave për elementë të sigurisë. Sa është kosto përveç kredisë që do të angazhohet në mirëmbajtjen e sistemit të e-albania duke pasur parasysh dhe elementët e rritura të sigurisë?”

 

Deklarata e plotë:

 

 

Si pjesë e komponetëve të kredisë 60 milionë euro është investimi për rritjen e aftësive bazë dhe të avancuara digjitale për 200 smart labs në shkollat e vendit, ndërkohë që kjo ka qënë njëkohësisht dhe pjesë programimi buxhetor të Ministrisë së Arsimit. Si ndërthuren të dyja, kemi mbivendosje? Do të përdoret kredia apo burime dhe fonde të tjera për ta realizuar këtë objektiv? Apo bëhet fjalë për të njëjtën gjë?

 

Së dyti, gjatë periudhës prill-maj, ka të paktën 4-5 tendera të hapura për mirëmbajtjen e AKSH-it, 3.5 miliardë Lekë për periudhën e marsit, 600 milionë gjatë prillit, bashkime operatorësh kanë përfituar përsëri për dokumentat elektronike, muaji pasardhës ka vazhduar rinovimi I kontratave për elementë të sigurisë. Sa është kosto përveç kredisë që do të angazhohet në mirëmbajtjen e sistemit të e-albania duke pasur parasysh dhe elementët e rritura të sigurisë?

 

Nga kontrata e kredisë dhe marrëveshja vihet re që kjo të paktën është ndarë në 6 komponentë, secila prej tyre me një vlerë të caktuar. Nga aq sa lexuam kur ndodhi sulmi kibernetik, një nga problemet kryesore që kanë pasur kontratat në këtë fushë ka qënë që AKSH-i ka trajtuar si tendera rrugësh. I ka ndarë me copa, një pjesë është tenderuar për x kompani, një pjesë për një kompani tjetër, sikur këto janë llaç e tulla!

 

Ndërkohë që sistemi funksionon i tillë si sistem dhe duhet pasur parasysh dhe integrimi i pjesëve për të evituar dhe për të ruajtur sigurinë. Cilat janë masat që do të merren që kjo kredi të shkojë aty ku duhet?

 

Cënimi i të dhënave, por njëkohësisht dhe fakti që sistemet ishin shumë vulnerabël, besoj që duhet ta kenë rritur alarmin në marrjen e masave në tendera të ngjashëm.

 

Një nga pikat e marrëveshjes së kredisë është asistenca teknike që këtu shkon në vlerën e 5 milionë Eurove. Ndërkohë që thuhet “asistencë teknike, shërbime këshillimi…”, ndërkohë që vazhdon pjesa e trajnimit dhe këshillimit dhe në komponentët e tjerë. Nuk ju duket që është një vlerë shumë e lartë 5 milionë euro kur ndërkohë që ka dhe shërbime të tjera këshillimi dhe shërbime të tjera që AKSH-i është duke i tenderuar ndërkohë që ne flasim.

 

Shumë totale që ka shkuar në këtë sektor e veçantë për komponentë të sigurisë, për mirëmbajtje të rrjetit, për elementë për të ndërtuar portalet është vlerë goxha e konsiderueshme. A është bërë një analizë kosto-përfitime, duke pasur parasysh dhe riskun që kanë shërbime të tilla?

 

Në proges raportin e fundit përmendej si përgëzim fakti që një pjesë e madhe e shërbimeve tashmë është online, ndërkohë që ngrihen shqetësime reale përsa i përket aksesit. Në zonat rurale së pari, marrja e shërbimeve është shumë e vështirë. Në një fashë të caktuar të popullsisë, thotë progres raporti, është shumë e vështirë për t’i marrë këto shërbime?

 

Cilat janë masat që po merrni për të pasur akses? Që pavarësisht sistemit online të jetë mundesia në disa zona të veçanta dhe grupe të veçanta këto shërbime të vazhdojnë dhe të merren ashtu siç e do konsumatori. Përveç trajnimeve, mos më thoni që do bëni trajnime për fermerët dhe pensionsitët.

 

Përsa i përket pjesës së deklaratave të pasurisë, ka të paktën 4 apo 5 sisteme MFE që i ka përfituar MFE nga një projekt suedez. Pse nuk I përdor vetë qeveria sistemet që ka nga donatorët, pastaj të kalojmë tek e-albania? Për shembull, nesë do ta kishim sistemin efektiv ju nuk do të kishit asnjë vonesë tek rritja e pagave të punonjësve, por i duhej manualisht gjithë qeverisë për ta bërë për 180.000 punonjësit me vjetërsi në punë, për të llogaritur koeficientë e me rradhë.

 

Përse nuk fillon vetë qeveria për t’i zbatuar këto sisteme por kalon tek përdoruesi? Edhe këto janë fonde donatorësh, janë sisteme të zhvilluara, të investuara në ministri që duhet të ishin efektive.

 

Kur qeveria nuk I bën vetë këto por kalon direkt tek përdoruesi, besoj që ka nji hendek të madh në konceptin e ofrimit të shërbimeve. Nëse sistemi do të ishtë efektiv i HR i qeverisë nuk do të ishte fare e nevojshme të nisnit as shkresa, as të shikonit ka probleme apo jo koeficenti I vjetërsisë dhe punonjësit sot do të kishin marrë rritjen e pagave në kohë.