Kryeministri Edi Rama përcolli mbrëmjen e sotme foton e ditës me Presidentin turk, Erdogan ndërsa ky i fundit e priti në hyrje të institucionit për të zhvilluar më pas takimin dypalësh dhe nënshkrimin e marrëveshjeve.
Rama veçoi momentin si fotoja e ditës ndërsa delegacioni shqiptar i kryesuar prej tij vizitoi Turqinë për takimin e Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë mes dy qeverive.
Gjatë kësaj vizite, në prani të Presidentit turk, Erdogan dhe Kryeministrit Rama, u firmosën sot 6 marrëveshje dhe memorandume në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë./ata