Kryetari i Komisionit të Kuvendit të Madh Popullor të Türkiyes (TBMM) për Punë të Jashtme, Fuat Oktay ka zhvilluar takim me homologen e tij nga Kosova, Arbëreshë Kryeziu Hyseni dhe delegacionin që kryeson ajo.
Takimi është zhvilluar në sallën e komisionit në TBMM në Ankara.
Oktay duke rikujtuar se gjatë vizitës së tyre në Kosovë kanë zhvilluar kontakte të ndryshme, tha se edhe në Türkiye do të vazhdojnë këto bisedime.
Ai tha se janë takuar për të avancuar marrëdhëniet Türkiye-Kosovë, duke theksuar se do të kenë mundësi të vlerësojnë zhvillimet rajonale si dhe marrëdhëniet e Kosovës me NATO-n dhe BE-në.
Hyseni nga ana e saj, tregoi se gjenden në TBMM për të çuar në një nivel më të lartë marrëdhëniet shumëdimensionale të dy vendeve.
Duke theksuar se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes dy vendeve janë shumëdimensionale, Hyseni falënderoi Türkiyen për qëndrimin pranë Kosovës në momente të vështira.
Takimi më pas u zhvillua i mbyllur për media./aa