Forcat turke të sigurisë arrestuan të martën 6 persona që dyshohen se i kanë dhënë informacione inteligjencës kineze për individë dhe grupe etnike ujgure në Türkiye.

Burimet gjyqësore thanë se operacioni në Istanbul ishte pjesë e një hetimi për terrorizëm dhe krim të organizuar, i cili konstatoi se 7 të dyshuar kishin mbledhur informacione për njerëzit dhe organizatat me origjinë nga Rajoni Autonom Xinjiang Ujgur i Kinës.

Urdhër-arrestet u lëshuan për të dyshuarit që u zbuluan nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës së Türkiyes (MIT) se kanë ndarë informacionin që kishin mbledhur me inteligjencën kineze.

Derisa policia e Istanbulit ka arrestuar 6 të dyshuar, kërkimi vazhdon për një të dyshuar në arrati./aa