Ushtria ukrainase deklaron se trupat ruse kanë nisur një valë të re sulmesh në lindje të vendit, duke mos kursyer vendbanimet civile.

 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se situata në terren është e vështirë pasi forcat ruse po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të thyer mbrojtjen e Ukrainës.

Inteligjenca britanike tha se rusët kanë nisur një sulm “më të bashkërenduar” në Vuhledar, një qytet minierash qymyri në rajonin e Donjeckut, që është bërë pika e qendrore e betejës për kontrollin e Ukrainës lindore.

 

Ministria Britanike e Mbrojtjes tha se Moskës i mungonin numrat për të bërë përparim të dukshëm.

 

“Ekziston një mundësi që Rusia të vazhdojë të bëjë përfitime të vogla territoriale. Megjithatë, nuk ka gjasa që Rusia të ketë trupa të mjaftueshme të paangazhuara në zonë për të arritur një përparim të rëndësishëm operacional”, tha ministria.

 

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi tri sulme ajrore ruse dhe katër sulme raketash, si dhe më shumë se 60 sulme nga sistemet raketore që synonin vendbanimet ukrainase.