Rusia ka vendosur senatorin amerikan, Lindsey Graham, në listën e personave të lidhur me terrorizmin dhe ekstremizmin.

Në një deklaratë nga Shërbimi Federal për Monitorimin Financiar të Rusisë thuhet se Graham u vendos në listën e personave të lidhur me terrorizmin dhe ekstremizmin.

Kryetari i Komitetit Hetues Rus, Aleksandr Bastrikin vitin e kaluar urdhëroi ngritjen e një çështjeje penale kundër Lindsey Graham me arsyen se ka dhënë deklarata kundër Rusisë.

Ministria e Brendshme e Rusisë në maj të vitit 2023 vendosi senatorin Graham në listën e të kërkuarve./aa