Principata e Monakos i është shtuar “listës gri” të vendeve që i nënshtrohen rritjes së monitorimit për pastrim parash.
Vendimi është marrë nga Task Forca e Veprimit Financiar.
Në një mbledhje plenare në Singapor, FATF shtoi gjithashtu Venezuelën në listën e kombeve që konsiderohen se kanë “mangësi strategjike” në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit./BalkanWeb