Ushtria izraelite njoftoi se gjatë përleshjeve në Rripin e Gazës u vra një ushtar dhe u plagosën rëndë 3 të tjerë.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se një ushtar humbi jetën në konfliktin në veri të Rripit të Gazës.

Në konfliktin në veri të Rripit të Gazës u plagosën rëndë edhe 3 ushtarë izraelitë, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se që nga 7 tetori kur filluan sulmet ndaj Gazës e deri më tani janë vrarë 576 ushtarë izraelitë, prej të cilëve 238 gjatë procesit të pushtimit nga toka.

Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori janë vrarë 29.195 palestinezë, përfshirë të paktën 12.660 fëmijë dhe 8.570 gra ndërsa janë plagosur 69.170 të tjerë.

Nën rrënoja ende ndodhen mijëra palestinezë të vrarë ndërsa po shkatërrohet edhe infrastruktura civile duke shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku është strehuar popullata./aa