Janë zbardhur detaje të rënda për vrasjen e Giulia Tramontano-s, 29-vjeçares e cila u vra nga i fejuari i saj në muajin e 7 të shtatzënisë.

 

Alessandro Impagnatiello, barmeni 30-vjeçar që vrau të dashurën e tij Giulia Tramontano shtatë muajshe, është në burg nga ku ka rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja makabre.

 

Prokurorët e Milanos shkruajnë në dokumente masën e paraburgimit për 30-vjeçarin e akuzuar, në hetimin nga karabinierët, për vrasje me dashje të rëndë me paramendim, por edhe për “mizori”, të fshehjes së një trupi dhe një abort pa pëlqim për vdekjen e të dashurës së tij.

 

Sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, 30-vjeçari e vrau partneren e tij mbrëmjen e së shtunës, në shtëpinë ku jetonin në Senago. E goditi atë me thikë dhe më pas inskenoi zhdukjen që e denoncoi një ditë më pas.

 

Ndër të tjera, sërish në dokumente lexojmë se Giulia kishte zbuluar se Impagnatiello po e tradhtonte me 23-vjeçaren Allegra, ku edhe kjo e fundit kishte mbetur shtatzënë me baristin, por kishte vendosur ta ndërpresë shtatzëninë.

 

Imazhet e fundit të Giulias janë kapur nga një kamera survejimi që është marrë të shtunën rreth orës 19:00 teksa ajo kthehej në shtëpi.

 

Por natën mes të mërkurës dhe të enjtes, është zbuluar e vërteta dhe 30-vjeçari ka pranuar krimin makabër. Pikërisht në atë kohë, u shuan dhe shpresat për gjetjen gjallë të Giulias, trupi i së cilës u gjet në një ndërtesë të braktisur.

 

Gjatë rrëfimit të vrasjes së partneres së tij, Alessandro tha se 29-vjeçarja shtatzënë kishte tentuar të vrasë veten duke u prerë në krah me thikën me të cilën po gatuante.

 

“Më tha se nuk donte më të jetonte”, thotë 30-vjeçari.

 

Më pas, Impagnatiello u tha hetuesve se i kishte shkaktuar disa goditje në qafë për të mos e bërë të vuante.

 

“Tre ose katër goditje në qafë për ta bërë atë të mos vuajë”, thotë ai.

 

Në atë moment gruaja, 7 muajshe shtatzënë është rrëzuar dhe “unë i thoja se gjithçka kishte mbaruar dhe se duhet të pushonte”, mësohet të ketë thënë para hetuesve italianë 30-vjeçari.

 

Giulia Tramontano ishte një agjente imobiliare me origjinë nga Campania. Gjithçka në marrëdhënien e tyre shkonte mirë deri në verën e kaluar kur partneri i saj po e tradhtonte me një 23-vjeçare.

 

“E gjeta veten duke thënë gënjeshtra për t’i mbajtur të dyja raportet”, ka pranuar ai para prokurorëve.

 

Pas vrasjes së Giulas, autori duke u shtirur është shfaqur i shqetësuar për të dhe ka raportuar zhdukjen e Tramontanos.

 

Pasi e goditi me thikë ai më pas ka tentuar dy herë të digjte trupin e të resë, fillimisht përdori alkool në vaskë dhe pastaj me benzinë ​​në një kuti.