Ekipi komandues i burgut, ku lideri i opozitës ruse Alexei Navalny u burgos dhe u vra, do të ndalohen nga Britania e Madhe, ndërsa asetet e tyre do të bllokohen sipas sanksioneve të reja të shpallura nga sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron.
Britania e Madhe është vendi i parë që vendosi masa në përgjigje të vdekjes së politikanit, për të cilën është fajësuar gjerësisht Kremlini nga vendet perëndimore.
Vadim Konstantinovich Kalinin, i cili dyshohet se mbikëqyri burgun ku Navalny kaloi ditët e fundit, ndodhet në mesin e të sanksionuarve.
Pesë të tjerë janë gjithashtu të sanksionuar për aktivitete që shkelin të drejtën për të mos iu nënshtruar trajtimit ose dënimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues dhe të drejtën për jetën.
Ata janë nënkolonel Sergej Nikolaevich Korzhov, nënkolonel Vasily Alexandrovich Vydrin, nënkolonel Vladimir Ivanovich Pilipchik, nënkolonel Aleksandr Vladimirovich Golyakov dhe kolonel Aleksandr Valerievich Obraztsov.
”Është e qartë se autoritetet ruse e panë Navalny si një kërcënim dhe u përpoqën vazhdimisht ta heshtnin. Agjentët e FSB-së e helmuan me Novichok në vitin 2020, e burgosën për aktivitete politike paqësore dhe e dërguan në një qendër penale të Arktikut”, deklaroi ministri i Jashtëm, David Cameron./ata