Një apartament me vlerë 120 mijë euro në pronësi të një 43 vjeçari është konfiskuar ditën e sotme në Lushnjë.

 

Mësohet se apartamenti i përket Julian Sulos i njohur ndryshe si Juli i Pashakos.

 

Solo është një emer i njohur për drejtësinë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe krimeve kundër personit.

 

Apartamenti dyshohet se është përfituar nga të ardhura nga aktiviteti kriminal.

 

Ndërkohë vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera në pronësi të këtij shtetasi dhe të shtetasve të tjerë të lidhur me të.