Në janar 2024 tragetet kanë kryer gjithsej 82 lundrime, ose 6 % lundrime më shumë në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në total tragetet kanë transportuar mbi 53 258 pasagjerë, prej të cilëve 12 748 pasagjerë janë regjistruar në hyrje, ndërkohë që 40 510 pasagjerë kanë dalë nga pika kufitare detare kryesore në vend. Ndërsa 19 962 automjete kanë udhëtuar nëpërmjet Portit të Durrësit në janar të këtij viti.

Muaji i parë i vitit ka shënuar një rritje progresive në masën 16 %, sa i përket shtetasve të huaj të cilët kanë lundruar nëpërmjet Portit të Durrësit. Konkretisht, 17 928 pasagjerë të huaj kanë udhëtuar në total në janar 2024.

Gjithashtu në Terminalin e Trageteve, janë përpunuar rreth 20 mijë kamionë, të cilët kanë transportuar mbi 75 mijë tonë mallra, duke shënuar rritje me 12 % në krahasim me janarin 2023./ata